Britania zgjat periudhën e izolimit për ata që janë me COVID-19 ose kanë simptoma
Qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar që rezultojnë pozitivë me COVID-19 ose shfaqin simptoma, duhet të izolohen për 10 ditë nga shtatë ditë që ishte deri më tani.
“Provat, megjithëse janë ende të kufizuara, janë forcuar dhe tregojnë se personat me COVID-19 të cilët janë të sëmurë lehtë dhe po shërohen kanë një mundësi të ulët, por të vërtetë të infektimit nga 7 deri 9 ditë nga fillimi i sëmundjes”, – bëjnë me dije ekspertët e shëndetit në Britani.
Udhëzimi i përditësuar i Britanisë është në përputhje edhe me masat e marra në Francë, ku periudha e vetizolimit për njerëzit që testohen pozitivë është caktuar gjithsej 10 ditë.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka këshilluar që nga fundi i majit që njerëzit asimptomatikë duhet të izolohen për 10 ditë, por rekomandon që njerëzit që paraqesin simptoma të izolohen për 10 ditë, plus të paktën edhe tre ditë kur janë pa simptoma. Gjermania ka ndjekur këto udhëzime, ndërsa Italia ka vendosur karantinën 14-ditore.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock paralajmëroi se “vendi mund të përjetojë një valë të dytë të pandemisë”, e cila ka nisur të ndihet në Evropë.
Ai u shpreh për mediat se qeveria synon të marrë masa paraprake “dhe do të bënte gjithçka të mundshme për të mbrojtur njerëzit nga ajo valë”.
Matt Hancock nënvijëzoi se do të forcohet bllokimi në disa pjesë të Anglisë veriore për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19. Madje, në disa zona ndalohen vizitat ne familje.
Duke reflektuar rastet në rritje në disa vende evropiane, Britania tashmë ka rivendosur një periudhë karantine 14-ditore për njerëzit që vijnë nga Spanja e Luksemburg, një veprim që nuk u prit mirë nga Madridi, pasi dëmton sezonin turistik.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekur nga coronavirus në Evropa me më shumë se 46,000 vdekje të regjistruara që nga fillimi i pandemisë.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona