Mesazhi i zymtë i Guterres në OKB: Po kalojmë kohë të vështira

21 Shtator 2022 | 08:54

Nën hijen e luftës në Ukrainë, krizës së urisë, energjisë dhe impaktit të pandemisë së COVID-19, liderët botërorë janë mbledhur në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres përshëndeti përzemërsisht zyrtarët e ardhur për samitin 6-ditor, në të cilin ata do të shprehin këndvështrimet për ndryshimet e shumta në komunitetin ndërkombëtar.

Por fjalimi i tij hapës përmbante tone pesimiste.

“Të mos krijojmë iluzione. Ndodhemi në situatë të vështirë. Një dimër problemesh është në horizont. Kostoja e jetesës po rritet, besimi po shkërmoqet, pabarazia po shpërthen dhe planeti po digjet. Njerëzit janë të lënduar, me pjesën e cënueshme që po vuan më shumë. Statuti i OKB-së dhe ideali që ai përfaqëson janë në rrezik. Na duhet të veprojmë, por jemi të bllokuar në një sistem global jofunksional”. tha ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë po marrin pjesë në këtë event, me qëllim forcimin e rolit të Evropës në çështjet globale. Tradicionalisht, kjo bëhet përmes takimeve dypalëshe jashtë asamblesë.

Mes takimeve të para të Macron ishte ai me presidentin iranian. Aktualisht, Evropa po udhëheq përpjekjet diplomatike për ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026