Spiropali thirrje për bashkim: Nuk është koha për të sulmuar qeverinë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi në Euronews Albania gjendjen e sistemeve në Shqipëri pas sulmeve kibernetike.
Ajo tregoi se ka dëme dhe kostot janë të ditura në një raport të detajuar.
“I është bërë prezent Komisionit Europian, strukturave të NATO-s dhe partnerëve tanë amerikanë dhe do kemi një përgjigje, besoj të përbashkët sepse ky nuk është një sulm vetëm ndaj Shqipërisë, por është një sulm ndaj një vendi besnik, aleat në NATO i cili ka marrë mbi supe disa angazhime të rëndësishme,” – u shpreh Spiropali.
Në këto kushte ministrja bëri thirrje për t’u bashkuar pasi nuk është koha për të sulmuar qeverinë. Sipas saj ka zëra publikë që me një ligësi të dukshme tallen me rastin.
Spiropali theksoi se ka plot raste ku mund të debatojnë dhe të ndahen në mendime, por jo në kur vendi sulmohet kibernetikisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta