Vllaznia në kërkim të ëndrrës, vajzat shkodrane synojnë kualifikimin në Champions

21 Shtator 2022 | 14:37

Për herë të parë, një skuadër shqiptare në futboll ka mundësinë të luajë në grupet e UEFA Champions League.

Bëhet fjalë për vajzat e Vllaznisë, të cilat presin në dy ndeshje ukrainaset e Vorskla Kharkiv.

Për trajnerin e shkodraneve, Nikolin Leka ka ardhur momenti që të shkruhet historia. Për të, faktorët favorizues janë grupi i krijuar mes vajzave dhe mbështetja e tifozerisë.

“Kemi një të mirë se boshtin e ekipit e kemi të njëjtë prej vitesh në skuadër. Afrimet e duhura që ka bërë dhe presidenca janë harmonizuar dhe normalisht që nesër na pret një ndeshje e vështirë por ne nuk do dorëzohemi dhe do shkojmë drejt atij objektivi që të kualifikohemi. Kemi një fushë që e njohim shumë mirë dhe kemi përballë dhe një tifozeri të zjarrtë si tifozeria e Vllaznisë që ne do na ndihmojë shumë,” – u shpreh Leka.

Kualifikimi mes 32 skuadrave më të mira është objektivi kryesor i vajzave shkodrane. Afrimet e reja në merkato kanë shtuar besimin për kualifikim.

“Kemi punuar shumë mirë këto kohë si në fazën përgatitore po ashtu edhe me kalimin me ekipin sllovak. Besoj se ekipi është në gjendjen më të mirë pasi kemi shumë prurje dhe kemi punuar gjatë gjithë kohës me vajzat që kanë ardhur të lidhen sa më shumë me grupin dhe lojtaret që janë në ekip dhe të paraqitemi sa më mirë,” – tha Megi Doçi, futbolliste e Vllaznisë.

“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Të mërkurën do luajmë një ndeshje historike pasi mendoj se jemi shumë afër kualifikimit në grupe dhe mendoj se është shumë e rëndësishme për ne. Në fillimet tona ëndrra ka qenë 32-shja ndërsa tashmë objektiv i joni është bërë gjashtëmbëdhjetëshja. Natyrisht që çdo futbolliste e ka ëndërr që të luaj një herë në grupe,” – u shpreh Esmeralda Franja, kapitene e skuadrës.

Për shkak të luftës në Ukrainë, është arritur marrëveshja që të dyja ndeshjet të luhen në Shkodër. Takimi i parë luhet këtë të mërkurë në stadiumin ‘Loro Boriçi’. Me qëllim që shkallët e stadiumit të jenë plot, hyrja do jetë falas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026