”Ekonomia e qëndrueshme”, Standard and Poor’s vlerëson financat shqiptare me B+
Pavarësisht goditjes së rëndë që ka marrë nga pandemia, ekonomia shqiptare ka arritur të marrë një vlerësim pozitiv nga agjencitë ndërkombëtare.
Satandard and Poors ka vlerësuar ekonominë shqiptare në “B+” që tregon një ekonomi të qëndrueshme.
Ministria e Financave reagoi ndaj këtij vendimi duke u shprehur se sektori ekonomik më i goditur nga pandemia është ai i turizmit.
Për të pasur likuiditet të ardhurash, financat shqiptare shprehen se gjatë këtij viti qeveria arriti të emetojë një eurobond dhe nëse ekonoimia përkeqësohet më shumë nga sa është parashikuar, atëherë janë ende hapësira për disa politika të mëtejshme duke paralajmëruar marrjen e një huaje tjetër në tregjet ndërkombëtare.
Alarmant në parashikimet e Ministrisë së Financave është edhe çështja e deficitit buxhetor. Pavarësisht historisë së suksesit nga viti 2014 deri në vitin 2019 që pati një ulje nga 5.4% në 1.9%, kjo vlerë për këtë vit pritet të rritet në 8.5% të prodhimit të brendshëm bruto për shkak të mosrealizimit të të ardhurave në buxhetin vjetor dhe shpenzimeve shtesë që lidhen me pandeminë.
Përsa i përket borxhit publik, financat bëjnë të ditur se vetëm për këtë vit ai mund të rritet me 11%. Sipas analizës së bërë ndaj vlerësimit të agjencisë ndërkombëtare, ekzekutivi bën të ditur se niveli i borxhit publik parashikohet të shkojë në 80% të prodhimit të brendshëm burto, nga 69% që shkoi në vitin që lamë pas.
Standard and Poors ka vlerësuar edhe sektorin bankar, i cili ka vijuar të ketë një ulje të trajektores së kredive problematike që nuk arrijnë të shlyhen . Sipas këtij vlerësimi, niveli i kredive të këqija ka shkuar në 8% të totalit të tyre nga 25% që ishte në vitin 2014.
Për të parë se sa shumë është goditur ekonomia shqiptare deri më tani duhet të priten edhe statistikat e sezonit veror për të parë se sa do të jetë mosrealizimi i të ardhurave për shkak të goditjes që ka marrë sektori i turizmit nga pandemia COVID-19.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet