Rusët mijëra euro për t’u larguar, disa vende u ndalojnë hyrjen
Vendet anëtarë të BE-së Lituania, Letonia dhe Estonia të cilat ndodhen në kufi me Rusinë nuk do të pranojnë refugjatë rusë të cilët duan të largohen nga vendi i tyre pas vendimit të presidentit Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak.
Edhe pse vendimi vlen për rezervistët, ata kanë frikë nga aksionet e ardhshme të shefit të Kremlinit.
Ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve e bën të qartë se do t’i refuzojnë qytetarët rusë.
“Refuzimi për të përmbushur detyrën qytetare në Rusi nuk përbën bazë të mjaftueshme për t’iu dhënë azil”, tha ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu në një reagim për mediat.
Në Twitter, ministri i Jashtëm letonez përmendi shqetësimet e sigurisë për refuzimin.
Ministria e Brendshme e Lituanisë tha se çdo rast azili do të shqyrtohej më vete.
Fluturimet me një drejtim nga Rusia u rritën shpejt në sasi e në çmim pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi thirrjen e menjëhershme të 300.000 rezervistëve. Një valë e madhe refugjatësh rusë mund të ndryshojë ekuilibrin etnik në disa vende baltike.
Në Letoni, 25% e popullsisë janë rusë dhe mbi 40% e banorëve të kryeqytetit të saj Riga janë rusë.
Të tria shtetet, sikundër edhe Polonia filluan të largojnë qytetarët rusë nga kufijtë e tyre mesnatën e së hënës, duke thënë se ata nuk duhet të udhëtojnë ndërsa vendi i tyre është në luftë me Ukrainën.
Bashkimi Evropian muajin e kaluar arriti një marrëveshje politike për pezullimin e marrëveshjes së saj për lehtësimin e vizave me Rusinë.
Edhe Finlanda e cila kufizohet me Rusinë po “punon” për nisma të reja që do të forcojnë më tej rregullat për turistët rusë.
“Finlanda nuk dëshiron të jetë një vend transiti, madje as për mbajtësit e vizave Shengen”, u shpreh ministri i jashtëm finlandez, duke shtuar se Helsinki kërkon të mbajë “nën kontroll” trafikun turistik rus.
Shumë rusë kanë rezervuar me ngut bileta njëdrejtimëshe për t’u larguar nga Rusia.
Biletat për fluturimet prej Moskës drejt Stambollit dhe Dubait janë shitur deri 9.200 euro. Për fluturimet nga Rusia në Beograd deri në mesin e muajit tetor nuk ka me bileta te cilat kane kapur shifrën 800 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi