Studentët e zhdukur, Dogjani-oficerëve: Kontrolloni gropat septike dhe shtëpitë

22 Shtator 2022 | 19:17

Ish-drejtuesi i policisë në Shkodër, Asllan Dogjani, ka dhënë një sugjerim për agjentët çekë dhe shqiptarë të cilët dje dhe sot kanë zbarkuar në Malësi të Madhe për të kërkuar gjurmë për tre studentët çekë të zhdukur 20 vite më parë.

Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, Dogjani tha se oficerët të kontrollojnë shtëpitë e braktisura dhe septike të fshatit ku dyshohet se janë zhdukur studentët.

“Në shpella është bërë krehja disa herë. Ajo që më ka ngelur merak është për të kontrolluar brenda fshatit. Unë do ju sugjeroja të kontrollonin shtëpitë e braktisura. Mua më ka ngel merak për të parë në gropat septike të fshatit. Kishte disa shtëpi me gropa septike dhe duhet të kontrollohen”- shprehet ai.

Dogjani theksoi se kanë pasur informacione që studentët janë ekzekutuar.

“Çështja penale është hapur në vitin 2003. Pas hapjes së çështjes unë kam bërë kërkime të vazhdueshme dhe të pandërprerë. Kam çuar në të gjithë zonën e Dugagjinit policë që shpeshherë kisha frikë, sepse rrinin me javë atje. Kemi bërë kërkime pandërprerë nëpër shpella, por nuk kemi arritur të gjejmë asgjë. Kishte shumë humnera që ata mund të kishin rënë dhe të ishin zhdukur, por është shumë e vështirë që të bien të tre në një humnerë, të bien të tre në të njëjtën ditë.  Më vonë kishim dyshime se mund të ishin ekzekutuar”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022