Oligarku ukrainas pro-Putin që Kremlini e shkëmbeu me ushtarët e kapur nga Azovstal

22 Shtator 2022 | 20:11

Viktor Medvedchuk, ish-deputeti ukrainas dhe aleati i presidentit rus Vladimir Putin është liruar nga burgu në Ukrainë, pas marrëveshjes Ukrainë-Rusi për shkëmbimin e të burgosurve.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodimir Zeleneski në një fjalim të tij, shkruan Euronews Serbia.

Medvedchuk, i cili akuzohet për tradhti të lartë në Ukrainë, u arrestua më 12 prill. Presidenti Zelenski publikoi një fotografi të Medvedchuk me pranga në duar dhe me uniformë kamuflazhi.

Në atë kohë, Zelenski i ofroi Moskës shkëmbimin e të burgosurve, përfshirë Medvedchuk, por Kremlini refuzoi.

“Medvedchuk nuk është shtetas rus. Ai nuk ka asnjë lidhje me operacionin ushtarak special në Ukrainë, ai është një politikan i huaj. Ne absolutisht nuk e dimë nëse ai dëshiron që Rusia të përfshihet në zgjidhjen e aferës shpifëse kundër tij.” tha zëdhënësi i presidencës ruse në atë kohë Dmitry Peskov.

Medvedchuk është një biznesmen ukrainas, i cili, pavarësisht afërsisë me Putinin, u tolerua në qarqet politike ukrainase për vite me radhë, sepse konsiderohej një kanal i rëndësishëm komunikimi me Kremlinin.

Partia që ai drejtoi “Platforma e opozitës – për jetën”, konsiderohet pro-ruse nga shumica e publikut ukrainas për shkak të narrativës së saj, megjithëse vetë Medvedchuk e refuzon.

Putin është kumbari i vajzës së Medvedchuk dhe të dy janë fotografuar së bashku në shumë raste.

Që atëherë, ata kanë zhvilluar lidhje të ngushta, megjithëse ende ndryshojnë në disa çështje – dhe një nga ato çështje është marrëdhënia midis Rusisë dhe Ukrainës.

Roli ndërmjetësues i Medvedchuk, përfundoi kur Volodimir Zelenski u bë president i Ukrainës.

Në shkurt 2019, Zelenski nënshkroi një dekret që akuzonte Medvedchuk për terrorizëm financiar dhe pasuritë e tij u bllokuan. Në maj të këtij viti, ai u akuzua për tradhti të lartë dhe iu caktua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026