Rëndohet bilanci në Kosovë, 13 të vdekur nga COVID-19, 245 raste të reja
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thekson se në 24 orët e fundit janë kryer 468 teste të dyshuara me COVID-19, prej të cilave 245 kanë rezultuar pozitivë.
Krahas rritjes së numrave të të infektuarve, Kosova po përballet gjithashtu me shtim të numrit të vdekjeve. Në katër ditët e fundit kanë humbur jetën 53 qytetarë, shifër kjo që ka shqetësuar autoritetet shtetërore, të cilat kanë bërë thirrje për respektim të masave anti-covid.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shëruar edhe 133 pacientë, ndërsa totali i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë deri sot ka shkuar në 4.863.
Rastet pozitive janë konfirmuar si vijon: Prishtinë 71 raste, Podujevë 24 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 11 raste, Vushtrri 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Klinë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Dragash 5 raste, Lipjan 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq