Presidenti i Iranit braktis intervistën me CNN pasi gazetarja refuzoi të vinte shami

23 Shtator 2022 | 07:30

Presidenti iranian Ebrahim Raisi u tërhoq nga një intervistë e planifikuar prej kohësh me gazetaren ndërkombëtare të CNN, Christiane Amanpour, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të mërkurën, pasi ajo refuzoi kërkesën e minutës së fundit për të mbajtur një shami në kokë.

Rreth 40 minuta pasi intervista ishte planifikuar të fillonte dhe presidenti ishte vonuar, një ndihmës i tha Amanpour se presidenti i kishte sugjeruar që të mbante një shami në kokë. Amanpour e “refuzoi me mirësjellje”.

Amanpour, e cila u rrit në kryeqytetin iranian Teheran dhe flet rrjedhshëm gjuhën vendase, tha se ajo mban një shall në kokë ndërsa raportonte në Iran për të respektuar ligjet dhe zakonet lokale, “përndryshe nuk do të mund të vepronte si gazetare”. Por u shpreh se nuk do të mbulonte kokën për të kryer një intervistë me një zyrtar iranian jashtë një vendi ku nuk kërkohet.

“Këtu në Nju Jork, apo kudo tjetër jashtë Iranit, kurrë nuk më është kërkuar nga asnjë president iranian, dhe unë kam intervistuar secilin prej tyre që nga viti 1995, qoftë brenda apo jashtë Iranit, asnjëherë nuk më është kërkuar të mbaj shall në kokë”, tha ajo në programin “New Day” të CNN të enjten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026