16-vjeçari gjen portofolin me 6 mijë € dhe e dorëzon: Dua t’i fitoj paratë me djersë
16-vjeçari Erind Shkambaj nga Shkodra është bërë i njohur brenda disa orëve në rrjetet sociale pas gjestit të tij të pazakontë; ai gjeti një portofol brenda të cilit kishte 6 mijë euro, të cilin e dorëzoi në polici.
Në emisionin “Goodmorning Albanians”, ai tregoi se pasi e kishte gjetur në rrugë, kishte pritur 30 minuta për të zotin e portofolit përpara se të shkonte në polici.
Adoleshenti u shpreh se nuk kishte hezituar për asnjë moment t’i dorëzonte paratë, pasi siç tha, familja e ka edukuar se e vetmja para që vlen është ajo që fitohet me djersë.
“Atë lek se kemi qejf si familje, kemi qejf vetëm lekun që vjen nga djersa jonë”, tha adoleshenti.
Ai rrëfeu se kur kishte shkuar në polici të dorëzonte portofolin, efektivët ishin shokuar nga gjesti dhe shuma e parave që gjendeshin brenda tij.
Portofoli i përkiste një shtetasi italian i cili i kishte ofruar 16-vjeçarit një shpërblim prej 100 eurosh për gjestin fisnik.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta