Abazoviç: Qeveria ime po përpiqet të luftojë krimin dhe korrupsionin
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se qëllimi kryesor i qeverisë që ai drejton është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai shtoi se synimi kryesor i Malit të Zi është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por kjo nuk përjashton faktin se duhet të arrihen marrëdhënie shumë të mira me vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).
“Qeveria ime po përpiqet të luftojë krimin dhe korrupsionin, dhe unë jam i kënaqur me atë që është arritur në katër muajt e kaluar që kam qenë në kabinet. Ne duam të arrijmë bashkëpunim më të thellë me të gjithë. Në periudhën e kaluar kemi filluar bashkëpunim të shkëlqyer me Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe me Arabinë Saudite”, u shpreh Abazoviç.
Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.
Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Iniciativa për rrëzimin e qeverisë erdhi nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër