Kosovë, kampionati në rritje, specialistët nota pozitive për sezonin që sapo u mbyll
Kampionati kosovar i futbollit ka pësuar një rritje veçanërisht në edicionin e fundit, diçka që konstatohet edhe nga specialistët e futbollit. Për herë të parë në garat ndërkombëtare do të marrin pjesë tre skuadra.
“Mendoj që është kampionati pas luftës më interesanti që ka qenë. E ceka edhe më herët kanë zakonisht në kampionatet e kaluara kanë luftuar dy skuadra për titull, ndërsa deri tash në xhiron e parafundit nuk është ditur se kush do të shpallet kampion”, thotë Erdin Hashani, ekspert i futbollit.
Specialisti Ardian Llumnica beson se nëse progresi do të vijojë të jetë i njëjtë, shumë shpejt liga kosovare “do të jetë një nga më të fortat në rajon”.
“Mendoj se nëse vazhdojmë me këtë ritëm, me këtë ngritje të nivelit dhe të cilësisë mendoj që brenda tre katër vitesh do të bëhemi një nga kampionatet më faktorë në rajon”, thotë Llumnica.
Analisti Erdin Hashani e cilësoi si kampionatin më të fortë pas lufte edicionin që sapo u mbyll.
Drita, si kampione, do të luajë në raundin para eliminator të Champion League, ndërsa Gjilani i vendit të dytë dhe Prishtina si fitues e Kupës do të angazhohen në Europa League.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta