‘Shamia’ ngre në këmbë Iranin, presidenti Raisi akuzon Perëndimin për hipokrizi
Mes protestave masive që kanë shpërthyer në Iran për shkak të vdekjes së një 22-vjeçareje, e cila u dënua se kishte veshur keq hixhabin, presidenti Iranian Ebrahim Raisi doli në një deklaratë për mediat duke u shprehur se rasti është duke u hetuar.
Ai akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta për atë çka po ndodh në vendin e tij.
“Kur këto incidente ndodhin në të gjithë botën, duhet të zbatohet i njëjti standard. Por ka thirrje për hetime vetëm për këtë çështje… pse të mos kërkojmë pikërisht të njëjtën gjë për ata që humbin jetën në duart e forcave të rendit dhe agjentëve të tjerë në të gjithë Perëndimin, Evropën, Amerikën e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Për ata që torturohen padrejtësisht. Pse nuk ka hetime që vijojnë?”, tha presidenti Raisi.
Mbi 25 persona raportohet se kanë humbur jetën gjatë protestave dhe përplasjes me policinë; nuk ka sinjale se demonstratat do të përfundojnë shpejt.
Në kundërpërgjigje të protestave, autoritete kanë mbyllur rrjetet sociale në vend, si Whatsapp dhe Facebook.
Irani nuk ka përjetuar protesta kaq të forta që nga nëntori i vitit 2019, edhe pse atë kohë ishte për çmimet e naftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës