Ambasadorja e BE: Shqipëria të ketë rezultate në luftën kundër pastrimit të parave
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, deklaroi se vendi ynë do të prezantojë një udhërrëfyes në kuadër të projektit të BE-së, EU4LEA për zbatimin e ligjit.
Hohmann u shpreh se me anë të këtij projekti, pritet që Shqipëria të ketë rezultate në luftën kundër pastrimit të parave.
“Ky projekt fillon pas çeljes së negociatave dhe kjo e bën më të rëndësishëm. Shqipëria sapo ka filluar një maratonë qe do të kërkojë rezistencë, shtetet anëtare e kanë bërë të qartë që siguria në fushën e ligjit do të jetë përcaktuese në ecurinë e këtyre negociatave.
Shqipëria do të prezantojë tek ne një udherrefyes për sundimin e ligjit dhe do të shikojmë si po ecën Reforma në Drejtësi dhe Vettingu. Do të priten më shumë rezultate në luftën kundër pastrimit të parave. Ne duam që Shqipëria të ketë sukses në këtë përpjekje, ndaj jemi këtu me këtë projekt”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta