Përfundon afati për kandidim në KLP, dy emrat që janë në garë

23 Shtator 2022 | 11:32

Këtë të premte ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij institucioni, Alfred Balla, i cili ka informuar gjithashtu se kandidatët në garë janë prokurorët Etien Kapo dhe Redina Riza.

Tanimë, pritet caktimi i datës se kur do të mblidhen prokurorët e Republikës për të zgjedhur një prej kandidatëve.

Ndërsa nga parlamenti po vijon zgjedhja e anëtarit pedagog për në Këshillin e Prokurorisë, ku javës tjetër do të mësohet emri i anëtarit.

Pas disa javësh, Këshilli i Prokurorisë do të ketë përbërje të plotë me 11 anëtarë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026