Zhdukja e Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova

23 Shtator 2022 | 12:15

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar këtë të premte se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova.

Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej 40 ditësh.

Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë...
09:29 | 23/07/2026

Tensionet para Kuvendit, shtohen masat e policisë. Mbërrin edhe një makinë ujëhedhëse

Tensionet e para kanë nisur të regjistrohen në protestën e kësaj të enjte të protestuesve para Kuvendit. Pas tensioneve me policinë për çarjen e kordonit...
09:27 | 23/07/2026

Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, tensione me shoferët. Ndërhyn policia

Pasi nuk arritën të çajnë kordonin e dytë të sigurisë të vendosur nga Policia e Shtetit pranë Parlamentit, protestuesit kanë ndryshuar strategji në shenjë revolte....
09:25 | 23/07/2026