Përzgjedhja e deputetëve, PD cakton 5 emrat që do vlerësojnë kandidaturat

3 Gusht 2020 | 09:19

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar këtë të hënë 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët do të kenë për detyrë shqyrtimin e kandidaturave për deputetë, të propozuar nga anëtarët e partisë.

Selia blu thotë se kjo është hera e parë në Shqipëri, ku kandidatët për deputetë nuk do përzgjidhen më nga kryetari i partisë, por nga emra që janë brenda dhe jashtë strukturave të saj.

Zyra e shtypit të Partisë demokratike bën me dije se anëtarë të kësaj strukture, që do të kalojnë në filtër emrat e propozuar janë si vijon:

1. Bujar Nishani,Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Besnik Mustafaj, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur.

3. Genc Ruli, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, ekonomist dhe pedagog i njohur.

4. Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese. Master në Histori dhe PhD në Histori Bashkëkohore dhe Histori të Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Graz në Austri. Aktualisht është edhe anëtare e Bordit të Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

5. Mark Marku, analist, pedagog në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gazetarisë. Master në Institutin e Marrëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM), Anger, Francë dhe doktoraturën në shkencat e informacionit dhe komunikimit në Universitetin Paris 2, Francë. Ish-deputet i PD.

Sipas PD-së, komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

Në fazën e parë të propozimeve, në një proces që zgjati 6 javë, janë identifikuar një numër i madh kandidatësh në të 12 qarqet, e ku në mesin e tyre janë emra me kontribute në disa fusha, mes tyre akademikë  e pjesëtarët të shoqërisë civile.

Detyra e Komisionit është që të vlerësojë çdo kandidat në lidhje me aftësitë dhe personalitetin e tij. Emrat që do të përmbushin kriteret e përcaktuara nga Partia Demokratike do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së partisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026