Çfarë duhet të dini për testet që e japin përgjigjen për COVID-19 në 90 minuta

3 Gusht 2020 | 10:00

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar hedhjen në treg të dy testeve të reja për COVID-19, të cilat mund të japin rezultatet për më pak se dy orë.

Testi i parë do të shitet që javën e ardhshme, ndërsa i dyti pritet të dalë në shtator.

Ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, tha se këto teste do të bëjnë dhe dallimin midis gripit të zakonshëm dimëror dhe coronavirusit, diçka që do të jetë shumë e dobishme për të ndaluar përhapjen gjatë stinës së ftohtë.

Procedurat që përdoren tani për identifikimin e pacientëve me COVID-19 mund të zgjasin edhe 24 orë.

Por nga ndryshojnë këto dy teste nga njëri-tjetri?

Testi i parë, “Rapid LamPORE” funksionojnë me një tampon pështyme, të ngjashëm me atë që përdoret gjerësisht për COVID-19.

Por ndryshe nga testi i zakonshëm, teknologjia e “Oxford Nanopore” nuk do t’i dërgojë kampionët në laborator, por do t’i zhvillojë në mënyrë të shpejtë me një aparat të vogël, që mbahet në tryezë, brenda 90 minutash.

Aparati që mbahet në tryezë, i quajtur “GridlON”, ka dhe një version portativ që mbahet në dorë e që quhet “MinION”. I pari mund të bëjë 15 mijë teste në ditë, i dyti 2000.

Ndërsa modeli i dytë vjen nga DnaNudge, dhe analizon vetë ADN-në e njeriut për coronavirus.

Kompania ka krijuar makineri të quajtura “Nudgbox” të cilat do të analizojnë tamponë të marrë nga hunda e pacientëve brenda 90 minutave. Këto makineri mund të bëjnë nga 15 analiza në ditë, pa i dërguar kampionët në laborator.

450 mijë aparate LamPORE do të shpërndahen nëpër Britani duke nisur që këtë javë. Në vitin tjetër pritet që ky numër të ketë shkuar në disa miliona.

Ndërsa Nudgebox do të sjellë 5000 makineri në shtator, me shpresën që brenda dy muajsh të realizojnë 5.8 milionë teste.

Përdorimi i tyre ka nisur që tani në disa prej spitaleve, e shumë shpejt do të jenë të pranishëm në çdo qendër mjekësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026