Opozita parlamentare kallëzon në SPAK ministrat Lleshaj e Xhaçka, akuza se paracaktuan tenderin e uniformave të policisë

3 Gusht 2020 | 10:35

Grupi parlamentar “Demokrat” i opozitës kallëzoi të hënën në prokurori 2 ministra 4 zyrtarë përgjegjës për tenderët publikë dhe 2 kompani private, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me tenderin prej 27 milionë eurosh të sigurimit për 4 vjet me uniforma të punonjësve të policisë.

Në kallëzimin e depozituar në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), të cilin Euronews Albania e shqyrtoi, deputetët e opozitës parlamentare akuzojnë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, drejtuesen e Drejtorisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP), Edlira Naqellarin, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) Kreshnik Bejkaj, Mariglen Bazali dhe Fatmir Derhemi dhe kompanitë “Marsi &Al” dhe D&E shpk, se krijuan kushtet për të paracaktuar fituesin e tenderit.

Tenderi në fjalë qe njoftuar në korrik të vitit 2019 dheu shty dhe ndryshua disa herë, fillimisht në gusht 2019, më pas në tetor e nëntor. Aafati i dorëzimit të dokumenteve u shty gjithashtu deri në maj 2020. Ndërkohë fituesi u shpall online më 14 korrik 2020.

Deputetët e opozitës pretendojnë se oferta prej 500 milionë lekë më pak (ose 4 milionë euro) e kompanisë turke Genç Taahut Giyim Tekstil u skualifikua qëllimisht për t’ia dhënë tenderin kompanisë D&E shpk, e cila konkurroi bashkë me kompaninë turke Yakupoglu Tekstil.

Ata ngrenë dyshimet te ndryshimi i specifikimeve teknike që ndodhën në periudhën korrik 2019 maj 2020 dhe gjithashtu te reduktimi i sasisë nga 726 mijë në 486 mijë copë, por pa ndryshuar fondin limit, që mbeti po 27 milionë euro.

Gjithashtu pretendime për ndikim në paracaktimin e fituesit thuhet të ketë dhënë edhe kompania Marsi&Al shpk, e cila nuk mori pjesë në garë, por që sipas deputetëve të opozitës dokumentet e saj i përdori D&E shpk. Dyshim i arsyeshëm për të pretenduar lidhje mes dy kompanive për opozitën është bërë deklarimi i të njëjtit numër telefoni nga të dy kompanitë në autoritetet tatimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026