Uragani godet Floridën. Shteti amerikan, në luftë me natyrën dhe përhapjen e COVID-19
Bregu lindor i Floridës ka regjistruar një rritje të nivelit të detit dhe shirave, teksa stuhia “Isaias” po godet shtetin.
Pavarësisht paralajmërimeve që të mos gënjehen nga rënia e fuqisë së uraganit në stuhi tropikale, njerëzit kanë dalë në plazhe duke marrë përsipër rrezikun.
Nga ana e tyre, autoritetet mbyllën parqet dhe zona të tjera të rrezikuara nga COVID, si dhe lidhën palmat në mënyrë që të mos shkulen nga era.
Ndërkohë, guvernatori i shtetit ka paralajmëruar për ndërprerje të energjisë elektrike.
Zyrtarët vendas u bënë thirrje njerëzve që edhe gjatë strehimit nga stuhia të përpiqen të ruajnë distancimin social, për të parandaluar përhapjen e virusit.
Qendra Kombëtare për Uraganët, me bazë në Majemi, deklaroi se epiqendra e “Isaias” ishte në bregun lindor të Floridës, por pritet të lëvizë në brigjet e Xhorxhias dhe në jug të Atlantikut.
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut