Disiplina dënon Kukësin, gjobë dhe 4 ndeshje pa tifozë
Incidenti i regjistruar në përballjen mes Kukësit dhe Partizanit nuk ka i ka shpëtuar Komisionit të Disiplinës i cili ka dënuar verilindorët.
Në një njoftim bëhet me dije se skuadra kuksiane është dënuar me gjobë në masën 100 mijë lekë dhe 4 ndeshje pa tifozë.
Përgjatë përballjes mes dy klubeve të zhvilluar më 19 shtator, njëri prej tifozëve të skuadrës blu goditi sulmuesin Tedi Cara me një shishe ujë të ngrirë, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Si pasojë, 22-vjecari u detyrua të linte fushën e lojës dhe më pas mori ndihmë mjekësore.
Policia e Shtetit bëri identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit, një 47-vjecari nga Kukësi. Ndërkohë ndeshja vijoi, teksa në përfundim ishin të kuqtë ata të cilët triumfuan me rezultatin 1-2.
Superliga shqiptare do të rikthehet më 30 tetor, ndërsa dy dita më pas zhvillohet derbi mes Tiranës dhe Partizanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh