Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës po ndërtojnë vetë shtëpitë
Prej 23 vitesh në Itali, Dashuria dhe Amni Hoxha, menduan të blinin një apartament në qytetin e tyre, Durrës. Por tërmeti i 26 nëntorit, ia ndryshoi planet.
“Vendosëm se vijmë gjatë muajve të verës, që të vijnë nipër e mbesa, të bëjnë pushime në vend të vet, ngelën të varfrit atje,” – thanë ata, ndërsa sot po e rindërtojnë vetë apartamentin.
Kanë përfituar 5 milion lekë të vjetra nga shteti, por kostot janë shumë më të larta.
Nuk i kanë përjetuar lëkundjet e 26 nëntorit. Fati deshi që atë ditë të ishin në fluturim për në Itali. Amniu përlotet kur kujton mundin e një jete të hedhur poshtë.
“Është fatkeqësi, nuk ngarkoj asnjë për këtë janë punët e Zotit, por shteti zero, është i pafuqishëm, këtu nuk e di, nuk ekzistonka, se kam ditur kështu,” – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta