Kultivonin drogë në tokën para shtëpisë, arrestohen dy vëllezër në Mallakastër

24 Shtator 2022 | 09:43

Dy vëllezër në Mallakastër janë arrestuar pasi kultivonin drogë në tokat përkatëse para shtëpisë.

Njëri prej tyre ishte në tentativë për të kaluar kufirin. Bimët narkotike iu gjetën të mbjella në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje.

Vëllai tjetër u kap në flagrancë, në shtëpinë e tij duke ujitur bimët narkotike.

U bë kontroll i imtësishëm në banesat e R. H. dhe SH. H dhe dyshohet se lënda narkotike është kanabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026