Kombëtarja zbret në fushë, Reja: Kjo është finale, s’ka alternativë veç fitores
Shqipëria dhe Izraeli përballet mbrëmjen e sotme në Izrael, ku synimi i kuqezinjve mbeten 3 pikët. Prej së premtes, lojtarët dhe stafi janë vendosur në Tel Aviv ku kanë zhvilluar dhe stërvitjet e fundit.
Për teknikun Reja, kjo përballje është një finale e cila duhet fituar me patjetër.
“E dimë shumë mirë që kjo është një finale për ne, ata kanë 5 pikë dhe ne kemi 1 pikë. Nuk na mbetet gjë tjetër veҫse fitores për të shpresuar të arrijmë te vendi parë. Nuk ka alternativë tjetër veҫ fitores. Atyre mund t’i mjaftoj edhe një pikë duke parë që kanë 5 pikë dhe me 6 janë të parët në klasifikim. Nuk i arrin dot asnjë. Ne ndërkohë do të kërkojmë të bëjmë ndeshjen tonë. Të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin e tyre,” – tha ai.
Mbrojtësi Elseid Hysaj gjithashtu u shpreh në konferencën me gazetarët se duhet përqëndrim maksimal nga të gjithë, pavarësisht se mungesat kanë ndikuar në grumbullim. Sa i përket ndryshimit të skemës, për lojtarin gjithçka është në rregull.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta