Kombëtarja zbret në fushë, Reja: Kjo është finale, s’ka alternativë veç fitores
Shqipëria dhe Izraeli përballet mbrëmjen e sotme në Izrael, ku synimi i kuqezinjve mbeten 3 pikët.
Prej së premtes, lojtarët dhe stafi janë vendosur në Tel Aviv ku kanë zhvilluar dhe stërvitjet e fundit. Për teknikun Reja, kjo përballje është një finale e cila duhet fituar me patjetër.
“E dimë shumë mirë që kjo është një finale për ne, ata kanë 5 pikë dhe ne kemi 1 pikë. Nuk na mbetet gjë tjetër veҫse fitores për të shpresuar të arrijmë te vendi parë. Nuk ka alternativë tjetër veҫ fitores. Atyre mund t’i mjaftoj edhe një pikë duke parë që kanë 5 pikë dhe me 6 janë të parët në klasifikim. Nuk i arrin dot asnjë. Ne ndërkohë do të kërkojmë të bëjmë ndeshjen tonë. Të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin e tyre”
Mbrojtësi Elseid Hysaj gjithashtu u shpreh në konferencën me gazetarët se duhet përqendrim maksimal nga të gjithë, pavarësisht se mungesat kanë ndikuar në grumbullim
“Duhet të kalojmë nga kjo ndeshje, të shkojmë te tjetra dhe duhet të mendojmë për kualifikimin në grup. Duhet të jemi të përqendruar. Kam besim te çunat”- tha ai.
Sa I përket ndryshimit të skemës, për lojtarin gjithçka është në rregull
“Duhet të jemi gati të bëjmë atë që kërkon trajneri. Jemi profesionistë dhe duhet të japim maksimumin në fushë.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur