Gjermania s’di të fitojë/ Italia mposht Anglinë, Spanja zbret në fushë ndaj Zvicrës

24 Shtator 2022 | 20:44

Hungaria ka mposhtur Gjermaninë në Ligën e Kombeve, duke fituar kështu dhe përballjen e dytë ndaj pancerave.

Adam Szalai ishte autori i golit të vetëm, në suksesin e radhës për hungarezët të cilët qëndrojnë në krye të grupit me 10 pikë. Në po të njëjtin grup, Italia e Roberto Mancinit fitoi ndaj Anglisë në shtëpi teksa mjaftoi një gol i Raspadorit në pjesën e dytë.

Edin Dzeko kontriboi me një assist në triumfin e Bosnjes ndaj Malit të Zi, ndërsa ndeshja mes Filandës dhe Rumanisë u nda në barazim. Liga e Kombeve vijon dhe mbrëmjen e së shtunës me disa përballje interesante. Çekia përballet me Portugalinë, ndërsa iberikët e Luiz Enrikes vendosen përballë Zvicrës. Helvetët janë të fundit në grup me 3 humbje dhe vetëm 1 fitore.

Kosova e drejtuar nga Alan Gires ka udhëtuar drejt Belfastit ku do të ndeshen me Irlandën e Veriut, ndërkohë që në krye të tabelës së klasifikimit qëndron Greqia e cila ka një sfidë të lehtë ndaj Qipros.

Norvegjia e udhëhequr nga Erling Haaland do të kërkojë fitoren ndaj Sllovenisë për të konfirmuar kreun e tabelës.

Ndërkohë interesantë është dhe Serbi-Suedi, me vendësit të cilët triumfuan herën e parë me rezultatin 0-1.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026