Vdekja e 22-vjeçares në Iran, manifestime në Francë e Suedi

25 Shtator 2022 | 14:31

Protestat për të drejtat e njeriut, të nisura në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini që ishte në duart e policisë pasi nuk kishte vendosur si duhet hixhabin, janë përhapur edhe në Evropë.

“Sot nuk bëhet fjalë vetëm për Mahsan, por edhe për të treguar 43 vitet e urrejtjes të Republikës Islamike. Prandaj po protestojmë. Ajo që po ndodh në Iran është një demonstratë e madhe, një revolucion”, thotë Mahboubeh Moradi, aktiviste iraniane që jeton në Francë.

Manifestime janë mbajtur edhe në Suedi. Komuniteti iranian në Stokholm ka parakaluar në rrugët e qytetit duke ngritur postera me 22-vjeçaren Amini, si dhe duke mbajtur flamurin iranian.

“Po bërtasim me zë të lartë parullat tona dhe po përpiqemi që përmes tyre të arrijmë tek politikanët këtu në Suedi dhe në vende të tjera. Kjo është ajo çka mund të bëjmë. Jam shumë e trishtuar që nuk jam me motrat dhe vëllezërit e mi në Iran, të cilët prej 9 ditësh po përballen me diktaturën”, u shpreh Roya Abdi, studente inxhinjerie, Stokholm

Në rreth një javë protesta, në Iran janë arrestuar mbi 730 persona, mes të cilëve 60 gra; ndërsa kanë humbur jetën 50 persona të tjerë, përfshirë 4 fëmijë.

Presidenti ultra konservator i Republikës Islamike, Ebrahim Raisi ka deklaruar se manifestimet e paligjshme do të përballen me ashpërsinë e shtetit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026