Me 219 mijë euro të padeklaruara në makinë, arrestohet 50-vjeçari në Portin e Vlorës

25 Shtator 2022 | 15:46

Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Vlorës pasi nuk ka deklaruar shumën e parave në kufi dhe tentoi të fuste kontrabandë sasi vere, në vendin tonë

Policia bën me dije se në pranga ka rënë personi i identifikuar si A. B, i cili po drejtonte një mjet kamion tip “DAF”.

Blutë, gjatë kontrollit të ushtruar në kufi në automjetin që 50-vjeçari drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi 218 885 euro të padeklaruara dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

50-vjeçari banues në Vlorë, do përballet me veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Parate e sekuestruara

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026