Durrës/ Mbi 500 motoristë nga i gjithë rajoni festë në sheshin “Taulantia”
Të shtunën, Durrësi ishte stacioni i mbi 500 motoristëve nga i gjithë rajoni.
Shëtitorja “Taulantia”, por edhe rrugët e qytetit u kthyen në paradë të qindra motorëve të markave më të fundit, të mbledhur në qytetin bregdetar në kuadër të festivalit të muzikës Rock “Moto Fest 2022”.
Për të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motorë dhe sigurisht muzikës rrok, parada filloi në 17:30 dhe vijoi me një koncert deri në mesnatë, ku të ftuar ishin shumë nga emrat e njohur të muzikës.
Një kënd i veçantë i ishte kushtuar edhe aksesorëve dhe veshjeve për motorë, ndërsa nuk mungonte kurioziteti i durrsakëve për të parë nga afër motorët apo dhe shkrepur foto me ta.
Koncerti në shëtitore u zhvillua në kuadër të 15-vjetorit të Steelwings MC Albania, dhe kjo ishte e para herë që një event i tillë mbahej në Durrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta