1600 pasuri regjistrohen në emër të pronarëve në Gjoricë

25 Shtator 2022 | 17:04

Procesi i legalizimeve, këtë herë ka vijuar në Bulqizë. Drejtori i Kadastrës Shqiptare Artan Lame, kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla dhe shefi i zonës së Bulqizës Albjon Gjimo, ishin të pranishëm në dorëzimin e certifikatave të pronësisë së tokave bujqësore dhe banesave.

“Zyra që mbulon Gjoricën është Bulqiza, është zyrë e Kadastrës jo drejtori ka bërë të gjithë dokumentacionin së bashku me drejtorinë që është në Dibër. Arritëm te kjo dita e sotme”- tha Artan Lame, Drejtori i Kadastrës Shqiptare

Procesit të certifikimit ju nënshtruan rreth 1100 parcela bujqësore, si edhe rreth 500 objekte, banesa, magazine.

Regjistrimi fillestar u mundësua përmes marrëveshjes së përbashkët Bashki-Kadastër, sipas së cilës Bashkia prokuron punimet dhe matjet fushore, ndërsa Kadastra merr përsipër prodhimin e produktit hartografik dhe certifikimin e tij.

“Kërkesat ishin si për leje ndërtimi, si për transaksione si për shitje, por që nuk do të realizoheshin nëse nuk do të kishim një pronësi”- tha Lefter Alla.

Alla premtoi se do të ketë një “One Stop Shop” që do ju vijë në ndihmë qytetarëve për të aplikuar dhe për të dhënë suport për çfarë nevojë kanë ata kundrejt institucioneve të tjera dhe bashkisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026