Shifra shqetësuese në Kosovë, 13 viktima dhe 225 raste me COVID-19

4 Gusht 2020 | 13:22

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë testuar 477 raste të dyshuara, ku dhe janë konfirmuar 225 raste të reja me covid-19, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur jetën.

Lajmi është bërë publik nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili thekson se deri tani janë konfirmuar në total 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë.

Gjatë javës së fundit numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm në Kosovë, ndërkohë nga fillimi i pandemisë dhe deri tani 269 qytetarë kanë humbur jetën. Gjithashtu, janë shëruar edhe 201 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 5.190, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

Rastet pozitive me coronavirus janë regjistruar si vijon:

Prishtinë 93 raste, Mitrovicë 16 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Fushë Kosovë 13 raste, Drenas 9 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7, Shtime 6 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, Obiliq 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

Autoritetet kosovare janë shprehur se numri i të infektuarve po rritet jo vetëm në nivel popullate, por edhe nga radhët e sistemit shëndetësor. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026