Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve peshkuese në Vlorë

26 Shtator 2022 | 10:42

Për shkak të përkeqësimit të motit në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, është ndaluar dhënia e lejes për mjetet e vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, për datat 26-27 shtator.

Drejtuesit e këtyre mjeteve duhet të marrin masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë kësaj periudhe dy ditore.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit, pritet të jetë pas datës 27 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026