Gjimnazistet e “Mehmet Akif” në lot: Nuk e mendoj shkollën shtetërore

26 Shtator 2022 | 10:15

Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla, ishte e pranishme në protestën e organizuar nga nxënësit e shkollës “Mehmet Akif” përballë ministrisë së Arsimit.

Me pankarta në duar, certifikata dhe kupa të fituara nga gjimnazistët, ata bërtisnin emrin e shkollës duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit.

Njëra nga nxënëset tha se nuk e ka menduar të shkojë në një shkollë tjetër, sepse që prej fillimit ka zgjedhur gjimnazin “Mehmet Akif”. Sipas saj, kushtet në shkollat shtetërore nuk e përmbushin “standardin europian” të mësimit që, siç thotë nxënësja, zhvillohet në shkollën e saj.

Një tjetër gjimnaziste me një kupë në dorë u përlot teksa tha se ka punuar që e vogël për të ardhur në këtë shkollë dhe tashmë nuk e di se çfarë do të ndodhë me të.

Nxënësit shprehen se janë tronditur pasi kanë marrë lajmin dhe ende nuk është marrë asnjë një vendim. Zgjidhja për momentin është protesta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026