Aventura e re e Kallakut,  mesfushori: Zgjodha Kroacinë, pasi e shoh si një trampolinë

4 Gusht 2020 | 14:47

Sherif Kallaku do të luajë edicionin e ardhshëm në kampionatin kroat me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Sezoni i fundit me durrsakët ishte i shkëlqyer për 22-vjeçarin, i cili shënoi 14 gola në 32 ndeshje, duke bindur nënkampionët e Kroacisë për aftësitë e tij. Kallaku e mbylli aventurën me Teutën duke fituar Kupën e Shqipërisë, sukses që për të do të thotë shumë.

“Jam shumë i lumtur që e realizuam objektivin për të arritur në Kupat e Evropës. mendoj se kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë. Jam krenar që isha pjesë e ekipit durrsak dhe shpresoj e i uroj më të mirat. Ndoshta një ditë mund të na rikthejë sërish fati, por uroj të jetë një ditë e largët që dhe unë të jem i lumtur”, tha ai.

Nga Laçi, te Teuta dhe tashmë në elitën kroate, vetë Kallaku tregon arsyet se pse bëri këtë zgjedhje.

“Normalisht zgjodha Kroacinë, duke marrë parasysh që është një trampolinë shumë e mirë. Kam folur dhe me Uzunin që e kam shok e luan atje, po ashtu dhe me Tucin dhe djemtë e tjerë shqiptar dhe mendoj se është një kampionat që më përshtatet. Nuk zgjodha anën financiare, pasim und të prisja për diçka më të mirë, por zgjodha një ekip ku mund të punoj dhe mund të shkoj më lart”, tha Kallaku.

Teuta do të përfitojë 150 mijë euro nga ky transferim, ndërsa do të mbajë dhe 10% të kartonit të lojtarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026