Botohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sfida e ardhshme KQZ-ja e re

4 Gusht 2020 | 14:57

Marrëveshja politike e 5 qershorit e materializuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor është botuar në fletoren zyrtare. Ligji, i cili mori edhe vulën e Presidentit në ditën e fundi të muajt korrik, tashmë është zyrtar dhe ka nisur përllogaritja e afateve që janë sanksionuar në ligj.

Fuqinë ligjore këto ndryshime do t’i marrin më 19 gusht pasi të jetë plotësuar klauzola e hyrjes në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare nga ku Kuvendi dhe Qeveria duhet të angazhohen në dy procese, zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së dhe teknologjinë në zgjedhje.

Për sa i përket anëtarëve të KQZ-së, sanksionohet se, ata zgjidhen 60 ditë pas ligji të ketë hyrë në fuqi. Kësisoj brenda 19 tetorit do të jenë përzgjedhur të gjithë anëtarët e KQZ-së në bashkëpunim me Partinë Demokratike, e cila do të ketë një përfaqësues në komision ku do të përzgjedh anëtarët e tre hallkave të reja të administrimit zgjedhor.

Teknologjia në zgjedhje ishte çështja që krijoi ngërçe në dialogun politik ndërmjet maxhorancës dhe opozitës parlamentare ku kjo e fundit e cilësoi këtë pikë si të pa negociueshme. Kësisoj në ligj është specifikuar se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve nw Kodin Zgjedhor, qeveria duhet të alokojë fondet për prokurimin e pajisjeve teknologjike. Por këtë prokurimin do ta bëjë KQZ-ja e re ku në përbërje të saj do të ketë edhe një nënkomisioner i mbështetur nga opozita jo parlamentare që do të merret me implementimin e teknologjisë në zgjedhje.

Kësisoj pas 19 tetorit duhet të vijoi puna dhe me afatet e vendosura ngrihen shumë pikëpyetje pasi koha në dispozicion është gjithnjë e më pakët sidomos me ndryshimin e ri që i është bërë ligjit zgjedhor, që data e zgjedhjeve është nga 15 prilli deri në 15 maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026