Euro zhvlerësohet përballë dollarit, bie edhe paundi britanik
Euro dhe paundi britanik u zhvlerësuan në nivele rekord karshi dollarit amerikan. Monedha e përbashkët europiane u këmbye në hapje të tregjeve aziatike me 0.97 dollarë, niveli më i ulët në dy dekada.
Rënia reflekton frikën e tregjeve se Eurozona po shkojnë drejt recesionit ekonomik. Një tjetër arsye është rezultati e zgjedhjeve në Itali, ekonomia e tretë më e madhe e BE-së.
Zgjedhjet u fituan nga qendra e djathtë, e drejtuar nga Georgia Meloni. Meloni ka vënë në pikëpyetje masat antikrizë të unionit. Me marrjen e pushtetit nuk përjashtohet mundësia që të shfuqizojë disa vendime të qeverisë së Mario Draghit, si dhe të zbusë sanksionet ndaj Rusisë.
Paundi u këmbye me 1.03 dollarë, niveli më i ulët në 50 vitet e fundit, pas vendimit të qeverisë së Liz Truz për shkurtimin e taksave, si pjesë e një pakete prej 45 miliardë paundësh për të ndihmuar ekonominë.
Tregjet e kanë reflektuar negativisht këtë vendim mes frikës se Britania e Madhe do të rrisë huamarrjen për të kompensuar mungesën e të ardhurave në buxhet nga shkurtimi i taksave.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë