‘100 mijë lekë’, zbulohen përgjimet që çuan në pranga mjekun tek Trauma
Euronews Albania ka siguruar përgjimet ku zbulohet sesi mjeku Fitim Marku merr ryfshet nga një agjent, i cili ishte infiltruar si pacient te Spitali i Traumës.
Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që më pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun.
Në momentin që pacienti i thotë mjekut Marku për paratë, ky i fundit i kërkon 100 mijë lekë.
Pjesë nga përgjimet
Agjenti -Më tha ajo që të prisja këtu në korridor.
Mjeku -Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?
Agjenti -Më thuaj or burrë, më thuaj.
Mjeku -Po ja se këtu është plot me njerëz.
Agjenti -Po sa?
Mjeku -Po ja, njëqindëshe.
Agjenti -100 mijë lekë?
Mjeku -Po.
Agjenti -Ok.
Mjeku -Se këto i ndajmë me të tjerat.
Agjenti -Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?
Mjeku -Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.
Agjenti -Ok.

Mjeku Fitim Marku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak se ka pësuar ishemi celebrale.
Ai u arrestua të premten brenda ambienteve të Spitalit të Traumës.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta