Ekstremistja e Italisë, Kikia: Optimizmi i opozitës shqiptare nuk ka vend
Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar zgjedhjet në Itali, ku fituese për postin e Kryeministres u shpall Georgia Meloni.
Kikia i ftuar në emisionin “Sot” në Euronews Albania, tha se qeveritë në Itali janë jetëshkurtra për shkak të ndërtimit me kualicione të gjera.
Më tej ai theksoi se nëse Meloni do të marrë vendime ekstremiste, qeveria e saj do të bie.
“Italia ka një realitet politik të çuditshëm, jetëgjatësia e qeverive është me jetëshkurtra. Qeveritë në Itali janë të shkurtra për shkak të ndërtimit me kualicione të gjera dhe atë mund ta prish dhe një parti me 3%.
Gjëja surprizë është se është votua një parti që ishte etiketuar si një parti e ekstremit të djathtë. Mendoj se nuk do të ketë asnjë risi në këtë drejtim. Nëse do shkohet drejt vendimeve ekstremiste, ajo qeveri do të bie në mënyrë automatike”- u shpreh ai.
Ai komentoi dhe entuziazmin e opozitës në Shqipëri për zgjedhjet në Itali.
“Nuk shikojë arsye se përse opozita shqiptare duhet të jetë entuziaste për zgjedhjet në Itali. Mendoj se optimizmi i opozitës shqiptare nuk ka vend”-nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)