Ndihma për Libanin, shtetet ofrojnë mbështetje pas shpërthimit që tronditi Bejrutin
Ndërsa Libani përballet me pasojat e shpërthimit të fuqishëm të së martës, që shkatërroi një pjesë të madhe të Bejrutit, mesazhe mbështetëse dhe oferta për ndihmë kanë ardhur nga jashtë vendit.
Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme të ndihmojnë Libanin”. Në krye të një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ai e përshkroi shpërthimin “si një sulm terrorist”, qëndrim i cili nuk mbështetet nga provat e deritanishme nga ngjarja.
Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu është shprehur se Franca “do t’i qëndrojë në krah Libanit”, ndërsa shtoi se do të dërgojë ndihma dhe disa tonë materiale sanitare. Të njëjtin qëndrim ndau edhe kryeministri britanik Boris Johnson dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis.
Edhe Papa Francesku dërgoi një mesazh solidariteti për viktimat e shpërthimit në Bejrut të Libanit, ku mbeten të vdekur mbi 100 persona dhe 4 mijë të plagosur.
“Le të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre, le të lutemi për Libanin, me ndihmën e faktorëve fetare, sociale dhe politik, të mund të përballojë këtë moment tragjik dhe me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, të kalojë krizën me të cilën po përballet”, tha Papa.
Shpërthimi që tronditi Bejrutin ka ngritur shqetësime për mënyrën se si Libani do të vijojë të importojë thuajse të gjitha mallrat jetësore, ndërkohë që porti kryesor i vendit është i shkatërruar. Gjithashtu ekzistojnë edhe shqetësime për sigurinë e ushqimit, pasi Libani është kthyer në shtëpi edhe për më shumë se 1 milionë sirianë të arratisur nga lufta e gjatë në vendin e tyre. Sipas përllogaritjeve paraprake, në portin ku ndodhi shpërthimi, ruheshin afro 85% të grurit dhe drithërave të vendit. Presidenti libanez ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës për 2 javë në kryeqytetin e vendit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh