Ndryshon ligji i pronave, 7000 dosje do vlerësohen për 3 vjet

27 Shtator 2022 | 15:14

Qeveria ka shtyrë me 3 vite afatin për vlerësimin e dosjeve të pronave. Rishikimi bazohet tek kërkesat e Gjykatës së Straburgut, e cila kërkon rishikim të vlerës së kompensimit dhe shqyrtimin e 7000 dosjeve të patrajtuara.

7000 dosje do të vlerësohen nga Agjencia e Trajtimit të Pronave deri në 31 dhjetor 2024. Afati për këto dosje po shtyhet, duke u bazuar në kërkesën e Gjykatës së Strasburgut për përmbushjen e kompensimit të pronarëve.

Ligji i vitit 2015, po rishikohet sërish në kuvend dhe në thelb të ndryshimit do të jetë edhe formula e kompensimit.

Çmimi i tokës së ish-pronarit do të jetë zëri kadastral në momentin e sekuestrimit nga regjimi komunist duke i shtuar dhe indeksin sipas normës së interesit të bankës së Shqipërisë. Kështu pavarësisht se sot toka është truall, nëse në momentin që është marrë nga shteti ka qenë bujqësore, vlerësimi do të mbështetet tek statusi i mëhershëm.

E për këtë ATP do të bëjë shumëzimin e metrave katrorë me vlerën e hartës së çmimeve për çdo zonë.

Në çdo rast nëse kompensimi ka qenë më i lartë nga sa subjekti përfiton aktualisht, shteti do ti japë mundësinë të marrë 10 për qind të shumës për sipërfaqen e pretenduar.

Lidhur me metodën e kompesnimit, qeveria parashikon se së pari do të jetë kompensimi fizik e më tej format e tjera duke përfunduar me atë monetar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026