Macron në Bejrut, presidenti francez premton mbështetje për ish-koloninë

6 Gusht 2020 | 13:47

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të enjten në Bejrut, me qytetin ende të tronditur nga shpërthimi i fuqishëm i dy ditëve më parë.

Macron u prit në aeroport nga homologu libanez Michel Aoun.

Franca ka kërkuar mbështetje për ish-koloninë e saj dhe po dërgon ndihma pas shpërthimit, që ka lënë të paktën 145 të vdekur dhe mbi 5 mijë të plagosur.

“Së pari kam ardhur për të treguar mbështetjen, miqësinë dhe solidaritetin vëllazëror për qytetarët libanezë pas shpërthimit të 4 gushtit, që preku të gjithë Bejrutin dhe gjithë popullsinë. Mbi të gjitha do të theksoja se mbështetja dhe solidariteti janë të nevojshëm sepse bëhet fjalë për Libanin, për Francën, dhe është detyra ime të jem këtu dhe të tregoj miqësinë”, deklaroi Macron. 

Më pas Macron ka vizituar edhe vendin e ngjarjes pranë portit të kryeqytetit libanez, që u shkatërrua nga shpërthimi.

Përveç viktimave dhe të lënduarve të llogaritur deri tani, disa dhjetëra persona konsiderohen ende të humbur dhe deri në 250 mijë të tjerë kanë probleme me banesat pasi vala e shpërthimit theu xhamat e dritareve dhe dëmtoi orenditë, duke i bërë shtëpitë të papërshtatshme për të jetuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026