Si u shpëtuan 120 minatorët, Osmani tregon detajet për incidentin në Trepçë
Mbi 120 minatorë të kombinatit metalurgjik, Trepça, u bllokuan ditën e djeshme në minierën e Stantërgut në Mitrovicë, për shkak të energjisë elektrike.
Kreu i sindikatës së minatorëve, Gani Osmani, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se minatorët që dolën pas dy orësh të bllokuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Punojnë përmes ashensorit që punon me rrymën e tensionit të lartë. Rryma është ndërprerë prej orës 11 deri në orën 15:00. Dyshohet se rrufeja e ka goditur rrymën e tensionit. Nëse nuk vjen rryma prishen ventilatorët. Është fati i madh që gjendja nuk ka zgjatur shumë dhe të gjithë janë mirë”- theksoi Osmani.
Ai tha se nëse ka problem me energjinë elektrike, punëtorët detyrohen të dalin në këmbë dhe kjo është shumë e vështirë.
Osmani tregoi se në minierën e Trepçës janë 750 punëtorë, por së bashku me njësitë e tjera janë 1300 minatorë.
Më tej ai theksoi se kushtet e punës në minierë janë shumë të vështira dhe se atyre nuk iu njihet asnjë ditë pune.
“Kushtet janë shumë të vështira. Asgjë nuk është e rregulluar. Minatorët e Trepçës s’kanë as pension, nuk kanë asgjë të rregulluar. Nuk na njihet asnjë dite pune”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Minatorët e bllokuar në Trepçë dalin pas rikthimit të energjisë elektrike
- Aksidenti në Elbasan, polici në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta