“Njerëzit kanë frikë”, rusët ikin në Kazakistan pas thirrjes së Putin për mobilizim
Radhë të gjata janë krijuar në pikën kufitare Vishnevka nga Rusia në Kazakistan, ndërsa mijëra njerëz vazhdojnë të ikin nga një thirrje e mundshme për luftën në Ukrainë.
Rreth 98,000 rusë kanë kaluar në Kazakistan gjatë javës që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve.
“Mobilizimi u shpall i pjesshëm, por sipas dokumenteve rezulton i plotë. Fjalët e presidentit nuk korrespondojnë me atë që është shkruar në letër. Njerëzit që qëndrojnë këtu kanë frikë se herët a vonë do të shpallet një mobilizim i plotë dhe më pas askush nuk do të mund të kalojë kufijtë”- tha një burrë, raporton Euronews.
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shtator urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ky njoftim u bë pasi forcat ruse janë përballur me ngecje të mëdha në fushëbetejën në Ukrainë dhe urdhri i Putinit po shihet si përpjekje për të kthyer momentumin në anën e Moskës, në atë që Putini e ka cilësuar si përplasje midis Lindjes dhe Perëndimit.
Mobilizimi thuhet se është i pjesshëm, ku 300.000 rezervistë rusë thirren që t’i bashkohen luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut