Shqipëria përplaset me Rusinë në OKB për Kosovën | 5 zhvillime
- ‘E pasaktë, e gabuar’, Shqipëria dhe Rusia përplasen në OKB për Kosovën
Të martën, çështja e Kosovës ka përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori rus Vasily Nebenzya bëri një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë dhe akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta.
Lexoni për më shumë: ‘E pasaktë, e gabuar’, Shqipëria dhe Rusia përplasen në OKB për Kosovën

- Qeveria merr vendim për rritje pagash, kategoritë që përfitojnë
Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se do të ketë rritje pagash për disa kategori.
Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se vendimi për rritjen e pagave do të hyjë në fuqi menjëherë.
Lexoni për më shumë: Qeveria merr vendim për rritje pagash, kategoritë që përfitojnë
- Ulet çmimi i naftës, vendos Bordi i Transparencës
Një litër naftë do të shitet me 219 lekë për litër. Është ky vendimi i marrë sot nga Bordi i Transparencës.
Benzina do të shitet me 195 lekë/litri dhe gazi me 78 lekë/litri.
Nafta është ulur me 4 lekë, benzina është rritur me 1 lek, ndërsa çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim.
Lexoni për më shumë: Ulet çmimi i naftës, vendos Bordi i Transparencës

- Gjykata e Tiranës regjistron zyrtarisht Partinë e Lirisë
Gjykata e Tiranës ka pranuar zyrtarisht ndryshimin e emrit, nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.
Me vendimin e gjykatës, tanimë janë regjistruar edhe strukturat e reja të partisë, kryetari i së cilës është Ilir Meta dhe zëvendës kryetar, Agim Nesho.
Pas vendimit të gjykatës, pritet që këto ndryshime t’i përcillen edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si subjekt i interesuar.
Lexoni për më shumë: Gjykata e Tiranës regjistron zyrtarisht Partinë e Lirisë

- Pro bashkimit me Rusinë, Putin shpall të premten vendimin për referendumet
Asnjë surprizë në referendumet e organizuara nga Rusia, e cila synon të aneksojë disa nga territoret në Ukrainë.
Sipas auroriteteve rajonale të mbështetura nga Moska, më shumë se 90% e banorëve në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson kanë votuar pro bashkimit me Rusinë.
Në përpjekje për t’i dhënë legjitimitet të mëtejshëm këtyre referendumeve, qeveria ruse ka bërë që të votojnë edhe ukrainasit e zhvendosur, të cilët, vullnetarisht ose jo, ndodhen në Rusi.
Lexoni për më shumë: Pro bashkimit me Rusinë, Putin shpall të premten vendimin për referendumet
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta