Çerekfinalet e Europa League, Leverkusen, Basel, Wolves dhe Sevilla kalojnë në raundin tjetër

7 Gusht 2020 | 10:54

Mbrëmjen e së enjtes janë përcaktuar dhe çerekfinalet e Europa League. Bayer Leverkusen, Basel, Wolves dhe Sevilla janë katër skuadrat që morën biletat për në raundin tjetër. Roma dështoi ndaj Sevillas, duke u mundur me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në Duisburg.

Spanjollët do të gjejnë anglezët e Wolves në raundin çerekfinaleve, që po ashtu arritën fitore në takimin me Olimpakos. “Ujqit” triumfuan minimalisht ndaj grekëve edhe në përballjen e dytë duke avancuar më tej.

Taulant Xhaka dhe Bazeli i tij po ashtu nuk zhgënjyen ndaj Eintracht Frankfurt duke arritur një fitore minimale. Zviceranët e kishin siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë, pasi kishin fituar 3-0 në sfidën e vajtjes.

Bazel gjen Shakhtar Donetsk në raundin tjetër dhe do të provojë deri në fund të jetë “hirushja” e Europa League. Çerekfinalja e fundit do të jetë ajo mes Inter dhe Bayer Leverkusen. Ndeshjet çerekfinale do të luhen në datat 10 dhe 11 gusht në Gjermani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026