Ekonomia britanike në udhëkryq, FMN paralajmëron qeverinë Truss

28 Shtator 2022 | 18:25

Qeveria britanike po përballet me një presion të ri politik pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikoi hapur minibuxhetin e kontestuar të ministrit të Financave, Kwasi Kwarteng.

Një seri shkurtimesh të taksave përmes huamarrjes ka çuar paundin në rënie dhe tani shumë huadhënës hipotekash kanë ndërprerë kuotat fikse për blerësit, nga frika e rritjes së normave të interesit.

Duke parë presionin e inflacionit në rritje në shumë vende, përfshirë Britaninë, ne nuk rekomandojmë paketa fiskale të mëdha dhe pa një objektiv të qartë, ka deklaruar FMN.

Sipas Fondit, me rëndësi është që politika fiskale të mos bjerë ndesh me politikën monetare.

Keir Starmer, kryetar i Partisë Laburiste në opozitë, kaloi në sulm në konferencën vjetore të partisë të mbajtur në Liverpul.

“Sa më lartë normat e interesit dhe inflacioni, aq më e lartë huamarrja. Dhe për çfarë? Jo për ju, jo për klasën punëtore, por për shkurtimin me 1% të taksave për të pasurit. Mos harroni dhe mos falni. Mënyra e vetme për ta ndalur këtë është qeveria laburistë”, tha Keir Starmer, kryetar i Partisë Laburiste në Britani.

Ndërkohë, Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë deklaroi se çmimet në dyqanet britanike u rritën me 5.7 për qind nga fillimi i vitit deri në shtator, një rekord që prej vitit 2002. Një rënie e mëtejshme e paundit ka gjasa të ngrejë më lart inflacionin në muajt e ardhshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026