Ahmataj: Përgjegjësitë do t’i mbaj unë, nuk luajmë për barazim

22 Nëntor 2019 | 13:45

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj tha gjatë një konference për shtyp, para ndeshjes me Skëndërbeun se skuadra e tij do të kërkojë maksimumin në transfertën e Korçës.

Trajneri i bardhebluve ka theksuar se i duhet ende kohë që skuadra e tij të japë më të mirën në fushë, por njëkohësisht ka veçuar se në ndeshjen e javës së 13-të do të kërkohet maksimumi nga lojëtarët.

“Është e vërtetë që kjo fazë na ka shërbyer shumë, por nuk janë gjërat aq të thjeshta sa duken nga jashtë. Shumë futbollistë nuk janë stërvitur sepse kanë pasur probleme me dëmtimet,” tha Ahmataj lidhur me gjendjen e skuadrës.

Ai ka shtuar se skuadra e tij nuk futet në asnjë ndeshje për të humbur apo për të barazuar, por vetëm për të fituar.

Sa i përket rezultateve jo pozitive, trajneri i bardhebluve ka deklaruar se nuk ka justifikime për rezultatet, pasi për rezultatet mban përgjegjësi vetëm ai.

“Nuk mban asnjë futbollist përgjegjësi për rezultatet”, shtoi Ahmataj duke theksuar se futbollistëve u kërkohet vetëm të japin maksimumin. 

Ndër të tjera Julian Ahmataj tha se ekipi i futbollit të Tiranës ka ende nevojë për shumë përmirësime.

“Kemi akoma nevojë për t’u përmirësuar dhe përmirësimi vjen me orë pune dhe nuk vjen me fjalë. Kjo gjë duhet të vijë me punë. Ne jemi shtruar shumë fort dhe po punojmë për të arritur këtë gjë”, përfundoi trajneri i Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026