Presidenti Meta i jep shtetësinë shqiptare, këngëtarit të njohur

8 Gusht 2020 | 06:44

Kosova prej shumë vitesh pret liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Por, ky vendim nga BE ende nuk ka ardhur duke bërë që shumë prej qytetarëve të Kosovës të kërkojnë dëshpërimisht një alternativë tjetër për të udhëtuar pa nevojën e një vize.

Një nga zgjidhjet është marrja e shtetësisë shqiptare, pasi Shqipëria prej vitit 2010 ka marrë liberalizimin e vizave.

Përveç këtij fakti, ka edhe shumë të tjerë që për shkak të zvarritjes pa fund të dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, zgjedhin shtetësinë shqiptare pasi pasaporta e Kosovës nuk u ofron shumë “garanci”.

Çdo vit presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta firmos me qindra dekrete për dhënie shtetësie. Rasti më i fundit është dhënia e shtetësisë për këngëtarin e njohur të Kosovës, Sabri Fejzullahu.

“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20,të  ligjit  nr.  8389,  datë  5.8.1998,  “Për  shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, u  jepet  shtetësia  shqiptare,  me  kërkesë  të  tyre, personave të mëposhtëm: 1.Sabri Hazir Fejzullahu; 2. Nerxhivane Islam Fejzullahu (Krasniqi); 3. Ermal Sabri Fejzullahu; 4. Ariana Fazli Fejzullahu (Cakiqi)”, thuhet në dekretin e firmosur nga Meta më 5 gusht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026