1.2 mld lekë fatura fiktive/ Tatimet zbardhin skemën e mashtrimit me TVSH
Drejtoria e Tatimeve kanë zbardhur skemën e mashtrimit me TVSH. Në njoftimin e Tatimeve nënvizohet se në këtë skemë vepronin 17 persona.
Nga hetimi ka rezultuar se mbi 1.2 miliard lekë të reja fatura fiktive janë lëshuar nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe “Tatim Fitimi” prej 300 milion lekësh të reja.
Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 të tjerëve.
Subjektet e përfshira në skemën e mashtrimit me TVSH-në janë:
“No-El Construction” me nipt L72302057R; “G.S Construction” me nipt M01704017D; “Fam Construksion” me nipt L81408017V; “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q; “Glob Construksion”, me nipt M21416014J
“Fredi 2021”, me nipt M11505007T; “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P; “Aluku Grup”, me nipt M01922011F;
“Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M; “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U; “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F; “Priam 20”, me nipt M02006001I.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta